SPAK njoftim zyrtar për Ballukun: Nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun: Nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme ka bërë publike të dhëna të reja nga hetimi ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime të reja për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në qendër të këtyre dyshimeve është një vilë në kompleksin “Green Coast”, në Palasë, e cila sipas prokurorisë rezulton të jetë në pronësi faktike të Ballukut. SPAK pretendon se pasuria është mbajtur e fshehur përmes veprimeve dhe dokumenteve fiktive, duke u regjistruar në emër të shtetasit Igli Tare. Hetimi lidhet gjithashtu me procedurën e tenderit për “Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit mbi 2.3 miliardë lekë pa TVSH. Sipas SPAK, Balluku dyshohet se ka favorizuar bashkimin...