SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!
Deputeti i PD-së, Luan Baçi këtë të premte u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Baçi u paraqit i shoqëruar nga avokati Sokol Mëngjesi dhe pas daljes nga SPAK, ka njoftuar se është marrë person nën hetim. Çështja ndaj tij është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi penal të depozituar në shkurt të vitit 2024 nga ish-ortaku i tij i biznesit, Aredin Behari. Sipas padisë së dorëzuar në organin e akuzës, Behari e akuzon deputetin opozitar për pastrim parash dhe fshehje pasurie në vlerën e 1.5 milionë eurove. Veprimtaria e pretenduar financiare dhe fshehja e kapitaleve, sipas kallëzuesit, ka ndodhur përgjatë periudhës 2010–2012. Me hapjen e këtij hetimi, strukturat e hetimit financiar pranë SPAK-ut pritet të verifikojnë...
Burimi:
gijotina.com