SPAK heton bllokimin e pagave, shefja e Thesarit: Pagesat e gushtit ishin kryer
godina e spak-ut TIRANË- Bllokimi i pagave të magjistratëve për muajin gusht është tashmë pjesë e hetimit të SPAK, ndërsa në Prokurorinë e Posaçme po merren në pyetje zyrtarë që kanë pasur rol në procesin e pagesave. Mes personave të pyetur është edhe përgjegjësja e Thesarit Tiranë, Elmira Peti e cila, sipas dëshmisë së saj ka mohuar të ketë kryer shkelje apo abuzim me detyrën. Peti ka deklaruar se listëpagesat për muajin gusht, përfshirë ato të gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës civile, ishin përpunuar nga Thesari. Sipas saj, pagesat ishin kryer në sistem, por më pas nuk kanë përfunduar në llogaritë bankare të punonjësve. SPAK ka verifikuar sistemin elektronik të Thesarit për të kontrolluar versionin e dhënë nga zyrtarja. Sipas të dhënave të raportuara nga dëshmia pagesat...
Burimi:
zeri.ai