SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e biznesmenit Embro Sulejmani, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK, nën dyshimin se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte person në kërkim. Sulejmani, administrator i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, ka mohuar përpara GJKKO-së të ketë kryer ndonjë vepër penale, duke deklaruar se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet. Gjatë seancës, ai ka shpjeguar se e njeh Ergys Agasin pasi të dy janë nga Durrësi. Sipas dëshmisë së tij, ndihma që i ka dhënë Agasit ka qenë vetëm në formën e ushqimit. “Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës. Sipas akuzës së SPAK, Sulejmani dyshohet se ka...