SPAK dhe BKH aksion/ Arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë kryer një aksion në qytetin e Elbasanit teksa kanë shoqëruar administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja. SPAK po vijon hetimet për menaxhimin e mbetjeve nga kompania Eco-Elb sh.a, administratori i të cilit është Leli Kaja. Administatori i Eco-Elb ka qenë në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet për mbetjet në Elbasan dhe dyshohet për shpërdorim të fondeve publike me vlerë 8 milion euro, si dhe zjarrvënie të qëllimshme.
Burimi:
gijotina.com