No Image Available

Spaho përplaset me Arjana Kalanë: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate të Popullit

Një debat i nisur në rrjetet sociale ka sjellë një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike, këtë herë mes ish-deputetit Edmond Spaho dhe aktivistes Arjana Kalaja. Shkak është bërë një postim i Mariglent Doçit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili kishte kritikuar publikisht Spahon për qëndrimet e tij ndaj opozitës dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në diskutimin që pasoi, Arjana Kalaja reagoi ndaj Spahos me tone të ashpra, duke e cilësuar atë si “të ndyrë”, në lidhje me deklaratat dhe qëndrimet e tij kritike ndaj drejtimit të opozitës. Por përgjigjja e ish-deputetit ishte po aq e drejtpërdrejtë. Spaho iu kundërpërgjigj Kales duke i rikujtuar një episod të mëparshëm, kur, sipas tij, ajo kishte kritikuar dhe sharë Sali Berishën pasi nuk ishte propozuar...