Spahiu: Rama doli më i fortë politikisht nga përplasja me Braçen, PS synon 90% të bashkive
Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Erion Braçe për Reformën Territoriale që u votua me 85 vota në Kuvend, nuk e dobësoi PS-së, por i shërbeu politikisht mazhorancës, duke zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga opozita dhe propozimi i saj për ndarjen e re territoriale. Spahiu u shpreh se Rama doli fitues nga kjo përplasje, pasi arriti të sigurojë miratimin e reformës dhe të rreshtojë pro saj edhe zërat kritikë brenda PS-së. Sipas juristit, debati i brendshëm i socialistëve eklipsoi alternativën e opozitës dhe e vendosi mazhorancën në qendër të vëmendjes publike. “Përmes debatit Braçe-Rama, PS brenda dy javësh apo një muaji arriti të zhvendosë vëmendjen e të gjithë opinionit publik”, deklaroi Spahiu në ”Report TV”, duke theksuar...
Burimi:
kohajone.com