Spahiu: Pse protestuesit nuk krijojnë partinë e tyre dhe nuk propozojnë kandidatin e ri për kryeministër?
Juristi Kreshnik Spahiu ka vlerësuar se protestuesit nuk janë ende të organizuar politikisht për të sjellë një ndryshim të sistemit apo për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dy figurat që, sipas tij, dominojnë politikën shqiptare. Spahiu tha se lëvizjes protestuese i mungojnë një lider, një strukturë drejtuese dhe një përfaqësi e qartë politike, elemente që, sipas tij, do t’i mundësonin asaj të konkurronte në zgjedhjet e ardhshme. Sipas juristit, nëse protestat do të çonin në rënie të mbështetjes për Partinë Socialiste, përfituesja kryesore elektorale do të ishte Partia Demokratike. Ai argumentoi se, pa krijimin e një alternative të re politike, qytetarët që kërkojnë largimin e Ramës rrezikojnë të përballen sërish me zgjedhjen mes dy forcave...
Burimi:
ntv.al