Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, përmes një video-mesazhi të publikuar nga Korça, ka prezantuar modelin e ri të përkujdesit për fëmijët dhe reformat kryesore financiare që parashikohen në sektorin social. Në mesazhin e saj, ministrja vuri theksin te kalimi nga modeli i kujdesit institucional drejt mbrojtjes në familje dhe komunitet, duke deklaruar se “çdo fëmijë meriton një familje, çdo familje meriton mbështetje”. Qyteti i Korçës është përzgjedhur si hapi i parë i këtij transformimi kombëtar. Spahiu nënvizoi se “me Korçën përcjellim sot një mesazh të qartë: mbrojtja e fëmijës nuk është thjesht një detyrim institucional, por një përgjegjësi kombëtare”. Ajo sqaroi se përmes ligjit të ri për kujdesin alternativ dhe planit të garancisë për fëmijët 2026-2030, po ndërtohet një sistem që vendos...