Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon të zgjerojë shërbimet shëndetësore dhe sociale për të moshuarit, si dhe të rrisë përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse. Gjatë Konferencës Kombëtare mbi Moshimin Aktiv dhe Gjithëpërfshirës, ministrja Klodiana Spahiu bëri të ditur se në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Moshimin 2025–2030 parashikohet ngritja e Këshillit Kombëtar të të Moshuarve. Sipas ministres, ky mekanizëm synon të mundësojë përfaqësimin e të moshuarve dhe përcjelljen e nevojave e shqetësimeve të tyre në proceset e hartimit të politikave. “Ne kemi një plan kombëtar veprimi për moshimin, i cili është plani i dytë dhe që vjen me sfida të reja. Plani 2025–2030 është shumë më ambicioz. Synojmë politika mbështetëse jo vetëm në aspektin mjekësor, por edhe në atë shoqëror e...