Spahia: Daçiç provokon shqiptarët me deklaratat për flamurin serb në Prizren, qeveria shqiptare hesht!
Deputeti i PD, Bardh Spahia ka dënuar deklaratat e zv.kryeministrit serb, Ivica Daçiçit, për valëvitjen e flamurit serb në Prizren, duke i cilësuar provokim dhe fyerje për shqiptarët. Ai akuzoi heshtjen e qeverisë shqiptare dhe kërkoi reagim të fortë nga Tirana zyrtare dhe komuniteti ndërkombëtar. “Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe tërësisht i pacenueshëm”, theksoi Spahia. Reagimi i plotë: Deklaratat e turpshme të Ivica Daçiç për valëvitjen e flamurit serb në Prizren janë një provokim i hapur dhe një fyerje e rëndë për çdo shqiptar. Kjo gjuhë radikale tregon qartë se mendësia e tyre ka mbetur peng e së shkuarës. Shqiptarët dhe bota e qytetëruar nuk e harrojnë kurrë spastrimin etnik, gjakun e derdhur dhe masakrat e Serbisë në Kosovë! Përballë këtij provokimi,...
Burimi:
syri.net