Sotir Kolea, studiuesi që ia kushtoi jetën gjuhës dhe kulturës shqiptare

Sotir Kolea, studiuesi që ia kushtoi jetën gjuhës dhe kulturës shqiptare

4 September, 2026 - 23:30 Sot, më 4 shtator, shënohet përvjetori i lindjes së Sotir Koleas, një prej figurave të rëndësishme të kulturës dhe studimeve shqiptare. Ai lindi më 4 shtator 1872 në lagjen Goricë të Beratit dhe vdiq në Elbasan më 3 korrik 1945. Kolea ishte leksikograf, folklorist, publicist dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Gjatë jetës së tij u angazhua në çështje të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare, ndërsa në vitin 1928 u emërua drejtor i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar. Gjatë drejtimit të Bibliotekës Kombëtare, Kolea punoi për pasurimin e fondit të librave dhe dokumenteve me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare. Nga rreth 4 mijë libra që kishte biblioteka kur ai mori detyrën, fondi u pasurua me rreth 14 mijë tituj të...