Sot zgjedhjet në Suedi, garë e ngushtë mes kampit të majtë e të djathtë
Suedezët po votojnë të dielën në një garë të ngushtë zgjedhore, që mund të ndryshojë drejtimin politik të vendit. Në garë janë blloku i djathtë, i udhëhequr nga kryeministri Ulf Kristersson, dhe blloku i qendrës së majtë, i udhëhequr nga liderja socialdemokrate Magdalena Andersson. Sytë janë veçanërisht te Demokratët e Suedisë, parti e së djathtës ekstreme. Nëse Kristersson dhe aleatët e tij fitojnë, kjo parti mund të hyjë për herë të parë në qeveri. Sondazhet i japin një avantazh të vogël kampit të majtë, por diferenca është ngushtuar gjatë ditëve të fundit dhe gara mbetet e hapur. Kristersson kërkon një tjetër mandat dhe ka premtuar se do t’i përfshijë Demokratët e Suedisë në qeveri në rast fitoreje. Në qendër të fushatës kanë qenë emigracioni, krimi...
Burimi:
vizionplus.tv