Sot seancë plenare/ 5 ministra japin llogari në Kuvend – Vendoset edhe për pagat e magjistratëve
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si edhe shqyrtimi dhe votimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve. Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të 8 shtatorit dhe më pas do të vijojë me njoftimet. Në fokus të seancës do të jenë katër interpelanca urgjente me ministra të qeverisë, ndërsa një tjetër interpelancë është kërkuar nga deputeti Blendi Himçi. Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje dhe projektligje që lidhen me Ukrainën, inteligjencën artificiale, sektorin e ullirit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, disenjot dhe tregun e shoqërive me ofertë publike. Në fund të seancës janë parashikuar edhe...
Burimi:
syri.net