Sot, seancë e jashtëzakonshme! Kuvendi i Kosovës pritet të ‘ndizet’ për ligjin e Speciales dhe zgjedhjen e Presidentit

Sot, seancë e jashtëzakonshme! Kuvendi i Kosovës pritet të ‘ndizet’ për ligjin e Speciales dhe zgjedhjen e Presidentit

Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca pritet të nisë në orën 09:00, më 22 pika në rendin e ditës, por në fokus do të jetë shqyrtimi i nismës për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.  Fillimisht, projektligji për Dhomat e Specializuara do të trajtohet fillimisht në orën 08:00 nga Komisioni parlamentar për Legjislacion. Një orë më pas, prite të shqyrtohet në seancën plenare. Nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) më 21 shtator. Vendimi erdhi vetëm pas ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas nisëmës, parashikohet mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtja e dënimeve në Kosovë, apo...