Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen!
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës rikthehet sot në Tiranë, me qytetarët që do të mblidhen për të 108-ën ditë radhazi në kuadër të qëndresës së nisur prej muajsh. Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës së 107-të, e cila u shoqërua me tensione, përplasje me policinë dhe arrestime të disa protestuesve gjatë paradites. Gjatë mbrëmjes, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë denoncuan dhunën policore, duke e cilësuar atë si tejkalim kompetencash. Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke u ndalur edhe pranë institucioneve të drejtësisë dhe duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar. Sot, protesta pritet të rikthejë në qendër të vëmendjes kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit,...
Burimi:
syri.net