Sot mblidhet Asambleja e PS-së/ Veliaj sfidon Ramën: Partia nuk është pronë e kryetarit, të aktivizohet mocioni i mosbesimit!

Sot mblidhet Asambleja e PS-së/ Veliaj sfidon Ramën: Partia nuk është pronë e kryetarit, të aktivizohet mocioni i mosbesimit!

Teksa jemi vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka dërguar nga qelia një mesazh politik që sfidon drejtpërdrejt Edi Ramën dhe mënyrën se si ai drejton partinë. Veliaj ka kërkuar që Asambleja të mos kufizohet në diskutimet e zakonshme të drejtimit të partisë, por të hapë debatin për përgjegjësinë politike të kryetarit dhe të aktivizojë procedurën statutore të mocionit të mosbesimit ndaj tij. “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj!”, deklaron Veliaj në mesazhin e tij. Ai bën të ditur se i është drejtuar Asamblesë Kombëtare me një fjalim që trajton historinë e Partisë Socialiste, gjendjen e saj aktuale dhe ndryshimet që, sipas tij duhet të ndërmarrë. “Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm...