Sot luhet Partizani-Tirana, Policia “blindon” kryeqytetin! “Ndizet” Derbi, përplasje me flakadanë mes tifozëve

Sot luhet Partizani-Tirana, Policia “blindon” kryeqytetin! “Ndizet” Derbi, përplasje me flakadanë mes tifozëve

partizani-tirane, pamje nga tensionet TIRANË- Derbi i parë i sezonit, Partizani-Tirana, pritet të startojë sot në orën 18:30, ndërsa policia e Tiranës ka hartuar një plan masash. Në kuadër të masave, do të bllokohet sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit, duke nisur që nga ora 16:00 dhe deri në pëfundim të aktivitetit. Ndërkohë, policia ka përcaktuar edhe rrugëkalimet e tifozëve, ndërsa njofton se nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar. Njoftimi i Policisë: Policia e Tiranës, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:30, në stadiumin “Arena...