Sot, Dita Botërore e Mësuesit

Sot, Dita Botërore e Mësuesit

Çdo vit, më 5 tetor, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Mësuesit, një ditë kushtuar atyre që kanë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin, arsimimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo ditë është një mundësi për të shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve dhe për të vlerësuar kontributin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më të arsimuar, më të drejtë dhe më të zhvilluar, transmeton KultPlus. Dita Botërore e Mësuesit u shpall nga UNESCO në vitin 1994 dhe lidhet me përvjetorin e miratimit të Rekomandimit të UNESCO-s dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës për statusin e mësuesve, më 5 tetor 1966. Ky dokument përcaktoi parime të rëndësishme lidhur me të drejtat, përgjegjësitë, kushtet e punës dhe statusin profesional të mësuesve. Mësuesi nuk është vetëm përcjellës...