Sot, akti i fundit i Superiores, starton “Final Four”, gjithçka që duhet të dini

Sot, akti i fundit i Superiores, starton “Final Four”, gjithçka që duhet të dini

Çfarë është Final Four dhe si funksionon formati i ri. Faza “Final Four” e Superiores po zhvillon vitin e saj të tretë, por edicioni 2025-2026 ka sjellë një revolucion të vërtetë rregullativ. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme ku zbatohej sistemi me eliminim direkt (play-off), ky vit prezanton një format të ri sfidues. Pas 36 javëve të sezonit të rregullt, katër ekipet e renditura në krye e nisin fazën finale me pikët e grumbulluara të përgjysmuara (duke u rrumbullakosur në vlerën më të vogël në rastin e numrave tek). Ekipi që grumbullon më shumë pikë në këtë mini-kampionat shpallet kampion i Shqipërisë. Ndërkohë që në fundin e tabelës verdiktet janë dhënë, me skuadra me traditë si Flamurtari, por edhe si Bylisi që ranë nga kategoria,...