Sot afati i fundit/ Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën
ilir panda TIRANË- Ilir Panda ka shpallur kandidaturën për drejtimin e Gjykatës së Lartë. Panda ka dorëzuar dokumentet këtë të premte, në ditën e fundit të afatit të përcaktuar për kandidimet. Krahas kërkesës me shkrim, kandidatët duhet të paraqesin edhe platformën e tyre për mënyrën se si synojnë të drejtojnë Gjykatën e Lartë. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, brenda tre ditëve do të caktohen data dhe ora e Mbledhjës së Përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila duhet të zhvillohet të paktën dy javë përpara përfundimit të mandatit të kryetarit aktual. Zgjedhja e drejtuesit të ri bëhet përmes votimit të fshehtë. Procesi i votimit është i hapur për publikun, ndërsa rezultati shpallet menjëherë pas përfundimit të votimit. Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë...
Burimi:
zeri.ai