Sonte nis edicioni jubilar i 20-të i SKUPI FESTIVAL, tetë shfaqje në skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit SKUPI FESTIVAL nis sonte edicionin e tij të 20-të jubilar, duke sjellë në Shkup një program ndërkombëtar me tetë shfaqje nga vende të ndryshme, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Poloninë, Moldavinë, Turqinë, Bullgarinë dhe Serbinë. Festivali do të mbahet nga 10 deri më 17 tetor në Teatrin Shqiptar në Shkup, ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë produksione që trajtojnë tema njerëzore, shoqërore dhe universale përmes qasjeve të ndryshme artistike dhe estetike skenike. Hapja bëhet sonte me shfaqjen “Unrecognized”, me autorë Davit Gabunia dhe Jeton Neziraj, nën regjinë e Data Tavadze. Ky produksion është bashkëpunim ndërkombëtar mes disa institucioneve teatrore dhe organizatave kulturore, përfshirë Qendrën Multimedia nga Prishtina dhe Teatrin Shqiptar në Shkup. Programi vazhdon më 12 tetor me “Hamleti”, veprën e...
Burimi:
kultplus.com