Sofra e gurtë vijon të jetë e “shtruar” para Kryeministrisë, Rama përsërit ftesën: DIALOG
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve. Përpara Kryeministrisë vijon të qëndrojë sofra e gurtë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të protestuesve. Protestuesit vijojnë protestat me kërkesën e tyre të vetme: dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë refuzuar të zhvillonë dialog me të, ndërsa më herët, gjatë ditëve të tjera të protestës kanë shkatërruar dhe djegur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë. Nga ana tjetër, Rama ka theksuar se ftesa për dialog nuk u drejtohet personave që kryejnë akte dhune, ndërsa paralelisht ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve./ZËRI
Burimi:
zeri.ai