SMS kërcënuese ndaj pedagogëve për protestën, Policia e Shtetit: Nuk i kemi dërguar ne, pamjet në Rinas…
Shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Albert Nushi ka reaguar lidhur me disa pretendime të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe me synim dëmtimin e imazhit të institucionit. Nushi u ndal te pamjet e publikuara nga Rinasi, për të cilat është pretenduar se shtetas të huaj po silleshin në Shqipëri për t’u burgosur. Sipas tij këto pretendime nuk qëndrojnë. “Bëhet fjalë për shtetas që transportohen nga Italia drejt Gjadrit, në qendrën e pritjes për emigrantët e paligjshëm”, sqaroi Nushi, duke hedhur poshtë pretendimet e shpërndara në internet. Një tjetër çështje e trajtuar në deklaratë ishte ajo e mesazheve intimiduese që u janë dërguar disa mësuesve dhe pedagogëve, në...
Burimi:
kohajone.com