Smart City/ Projekti 118 milionë $ që do survejojë shkollat, por mister kush do analizoj të dhënat e fëmijëve

Smart City/ Projekti 118 milionë $ që do survejojë shkollat, por mister kush do analizoj të dhënat e fëmijëve

Një projekt prej 118.5 milionë dollarë do të fusë analizën me inteligjencë artificiale në pamjet e 20 shkollave, ndërsa dokumentet mbeten të paarritshme. Institucionet thonë se kamerat do të lidhen me “Smart City”, por dështojnë për të sqaruar qartë si do të përkufizohet sjellja “e dyshimtë”, mbi ç’baza do të përpunohen të dhënat e fëmijëve dhe kush do ta mbikëqyrë sistemin. Nga Denada Jushi - ACQJ “Jam e shqetësuar për modelin që po u paraqitet fëmijëve sa i takon monitorimit në shkolla, sepse jam nënë dhe të dhënat e fëmijës tim mund të jenë nesër në duar të gabuara.” Ky ishte mesazhi që mbërriti në redaksinë e ACQJ në fillim të gushtit nga F.Y., prind i cili do të çojë fëmijën në një nga shkollat...