Sky News: Deputetët e opozitës shqiptare ndërpresin punimet e Kuvendit me flakadanë, pas disa javësh protestash kundër qeverisë
Politikanët akuzuan policinë e vendit për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili është në pushtet që prej vitit 2013. Politikanët e opozitës në Shqipëri kanë ndezur flakadanë në Kuvend, pas disa javësh protestash të dhunshme kundër qeverisë. Protestat u thirrën nga studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë bllokuan gjithashtu hyrjen në foltoren e Kuvendit, ndërsa po votohej një projektligj për Bankën e Shqipërisë. Incidenti ndodhi ndërsa kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend: “Deputetët e mazhorancës janë kriminelë dhe meritojnë gaz lotsjellës, plumba gome, koka të çara dhe kocka të thyera, jo të rinjtë”. Gjatë fjalimit, deputetë të tjerë të opozitës e rrethuan, duke mbajtur fotografi të protestuesve...
Burimi:
syri.net