Skema, artistët mund të lënë skenën në 47 vjeç, shteti paguan 70% të pagës për 5 vjet
Artistët e institucioneve publike të artit dhe kulturës mund të përfitojnë një skemë të posaçme financiare përpara moshës së pensionit. Projektligji i nxjerrë për konsultim publik parashikon pagesë mujore nga shteti dhe mbulimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore. Për akrobatët, balerinët dhe valltarët, përfitimi mund të nisë nga mosha 47 vjeç, nëse kanë të paktën 15 vite performancë skenike dhe 15 vite sigurime. Për këngëtarët lirikë-solistë dhe koristët, kufiri është 57 vjeç. Solistëve u kërkohen 20 vite performancë dhe 20 vite sigurime, ndërsa koristëve 20 vite performancë dhe 25 vite sigurime. Gjatë pesë viteve të para, artistët do të marrin 70% të pagës bruto të muajit të fundit të punës. Më pas, pagesa do të jetë 50% e pagës neto të referencës për profesionin, deri në daljen në pension. Periudha...
Burimi:
ntv.al