Skeçi i protestës u cilësua në rrjet si “tallje”/ Reagon Agron Llakaj: Qeshni, merreni jetën me sportivitet

Skeçi i protestës u cilësua në rrjet si “tallje”/ Reagon Agron Llakaj: Qeshni, merreni jetën me sportivitet

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar pas kritikave të shumta në rrjet lidhur me një prej skeçeve të “Portokalli”, ku u satirizuan disa personazhe që morën pjesë në protestën e qytetarëve kundër klasës politike. Në një prononcim për Top Channel, Llakaj ka sqaruar se qëllimi i skeçit nuk ka qenë të ironizojë protestën apo mesazhin e saj, por personazhe dhe situata që u bënë virale gjatë protestës dhe më pas në rrjetet sociale. “Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në ‘Portokalli’ janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Dhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër”, është shprehur Llakaj. Aktori ka kundërshtuar gjithashtu...