Skandali te konviktet në Kamëz që u kthyen në hotel për “indianët e Wolt”-it, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Skandali te konviktet në Kamëz që u kthyen në hotel për “indianët e Wolt”-it, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me skandalin e strehimit të punëtorëve të huaj të kompanisë "Wolt" në konviktet e studentëve në Kamëz. Mësohet se është regjistruar procedim penal për veprën penale "Shpërdorim detyre" ndaj zyrtarëve të Rezidencës Universitare Nr.1. Hetimi synon të sqarojë dhe zbardhë të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë zyrtare dhe ligjshmërinë e kontratave të firmosura me firmat private.  Këto zhvillime vijnë pas dorëheqjes së Olsi Shahinit, ish-drejtorit të përgjithshëm të Rezidencës Studentore Universitare N.1 në Tiranë. Shahi u largua pas investigimit mbi strehimin e emigrantëve dhe punonjësve të kompanisë "Wolt" në konviktet e studentëve në Kamëz. Largimi i tij erdhi vetem dy ditë pasi në media u raportua se në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz, ku...