Skandali i falsifikimit/ Pas Xhakës, në telashe edhe Embolo

Skandali i falsifikimit/ Pas Xhakës, në telashe edhe Embolo

Një tjetër futbollist i njohur i Kombëtares së Zvicrës është përfshirë në çështjen e certifikatave të falsifikuara të vaksinimit kundër COVID-19. Pas Granit Xhakës, në qendër të vëmendjes është sulmuesi Breel Embolo, i cili është larguar nga grumbullimi i përfaqësueses zvicerane. Sipas raportimeve, Embolo është përballur me procedura ligjore në Zvicër për përdorimin e një dokumenti të falsifikuar që lidhej me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19. Ai është penalizuar dhe gjobitur nga autoritetet zvicerane për këtë çështje. Për pasojë, sulmuesi pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Zvicrës në Ligën e Kombeve. Çështja vjen në një moment kur përfaqësuesja zvicerane po përballet sërish me vëmendje të shtuar për të njëjtin problem. Më herët, Granit Xhaka kishte pranuar përgjegjësinë në lidhje me një...