Skandal në gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia, CEO nën hetim, dyshohet për spiunazh kinez
Bordi drejtues i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia ka nisur një hetim të pavarur ndaj CEO-s së kompanisë, Jensen Huang, për të verifikuar nëse ai ka qenë objektiv i një operacioni të mundshëm spiunazhi nga Kina. Çështja është bërë publike pas raportimeve për lidhjen e tij jashtëmartesore me një shtetase kineze. 63-vjeçari Huang u ka kërkuar falje bashkëshortes, fëmijëve dhe punonjësve të kompanisë, duke pranuar publikisht tradhtinë bashkëshortore. ‘E kam tradhtuar bashkëshorten time. Veprimet e mia e kanë lënduar atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë justifikim për atë që kam bërë. Më vjen jashtëzakonisht keq’, thuhet në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të Nvidia-s. Megjithatë, përtej çështjes personale, shqetësimi kryesor lidhet me dyshimet për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Sipas raportimeve mediatike, Huang dyshohet se...
Burimi:
syri.net