SKANDAL në Durrës/ Ish-drejtoresha në burg për 700 mijë € vjedhje në postë, bashkëshorti i saj emërohet në post drejtues
elisabeta mataj DURRËS- Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, është emëruar në një pozicion të ri në strukturat e administrimit të mbetjeve urbane në Durrës. Mataj, i cili prej vitesh punonte në strukturat komunale të qytetit, tashmë është caktuar si Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane, duke kaluar në një detyrë me përgjegjësi më të larta. Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se emërimi i tij vjen në një kohë kur Elisabeta Mataj është nën akuzë në kuadër të një hetimi për abuzime financiare gjatë periudhës që drejtonte Postën e Durrësit. Sipas dosjes hetimor të Prokurorisë së Durrësit, bëhet fjalë për dyshime mbi vjedhjen dhe përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve. Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, së...
Burimi:
zeri.ai