Skandal! Bashkëshorti i gjyqtares që caktoi masat ndaj protestuesve efektiv i Operacionales

Skandal! Bashkëshorti i gjyqtares që caktoi masat ndaj protestuesve efektiv i Operacionales

Nga Boldnews.al Amarilda Sulaj, gjyqtarja e shortuar për caktimin e masave të sigurimit për 22 protestuesit e parë, të arrestuar të mërkurën e kësaj jave, dyshohet se është në kushtet e konfliktit të interesit. Bashkëshorti i saj, A.P., rezulton të jetë pjesëtar i Forcave Operacionale Policore, një strukturë e angazhuar gjerësisht në përballjen me protestuesit gjatë ditëve të fundit në Tiranë. Rasti i dyshuar i “konfliktit të interesit” është evidentuar nga avokatët, të cilët përfaqësojnë interesat e protestuesve në gjykatë. Megjithatë, ata nuk kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Sulaj, duke dashur që të mos vonojnë seancat për shqyrtimin e masave të sigurimit. Në foto: Gjyqtarja Amarilda Sulaj shqyrtoi masat e sigurimit për protestuesit e parë Kjo situatë ngre një pikëpyetje mbi vetë gjyqtaren e...