S’KA ROTACION/ ANALISTI: NGERÇIN PSE BERISHA HUMBET DHE RAMA RRI NE PUSHTET

S’KA ROTACION/ ANALISTI: NGERÇIN PSE BERISHA HUMBET DHE RAMA RRI NE PUSHTET

Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e rikthimit të Partisë Demokratike në pushtet, duke argumentuar se drejtimi i saj nga Sali Berisha dhe marrëdhëniet e tensionuara me partnerët perëndimorë përbëjnë pengesa të rëndësishme për opozitën. Spahiu u ndal te qëndrimi i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ndaj kreut të PD-së. Sipas juristit, qasja e diplomatit amerikan nuk përbën një ndryshim nga politika e ndjekur gjatë mandatit të ish-ambasadores Yuri Kim, por pasqyron qëndrimin e Uashingtonit ndaj Berishës. Spahiu argumentoi se marrja e vizës amerikane nga kreu i demokratëve nuk duhet ngatërruar me një ndryshim të qëndrimit politik të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai pretendoi se Berisha vazhdon të përballet me distancim diplomatik dhe se kjo situatë ndikon edhe në perceptimin...