Situatë lufte në Tiranë. Flakët djegin komisariatin nr 3, disa ministri dhe trazira në selitë politike PS-PD
Ora shënon 21:00 dhe protesta është mbyllur këtë dielë, pas një ditë dhe orëve të mbrëmjes që treguan një përballje të frikshme mes protestuesëve dhe forcave të Policsë së Shtetit. Flakët e protestës ranë në Komisariatin nr.3, në dyert e disa Ministrive, dhe në selitë e PS dhe të PD-së. Bulevardi kryesor edhe sonte është kthyer një arenë lufte. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo në Kryeqytet, përveç luftës së dytë botërore! Zjarr, bomba molotov, gurë që hidhen, gaz lotësjellës, uje me solucion, përleshje trup me trup, ndërtesa shtetrore dhe prona private që janë në flakë. Vetëm armët e zjarrit nuk janë përdorur! Ora 20:20. Policia e Shtetit ka hedhur mbrëmjen e sotme gaz lotsjellës te selia e PD-së, ku disa deputetë nuk janë ndierë mirë....
Burimi:
kohajone.com