Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (FOTO)
Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet ende alarmante. Flakët që përfshinë zonën që në mesditë kanë dalë jashtë kontrollit (4 shtator). Zjarri sot pasdite ka përfshirë një lokal dhe një shtëpi të pabanuar, por pa të lënduar. E njëjtë mbetet situata edhe në zonën e Radostinës. Edhe zjarri i nisur mesditën e sotme në fshatin Vadhizë të Fierit ka marrë përmasa të mëdha vetëm pak orë pas shpërthimit të vatrës së parë. Zjarri ka avancuar drejt Levanit, dhe sipas banorëve janë djegur tre shtëpi, një magazinë që prodhon koshere bletësh dhe i janë afruar një biznesi. I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përshkuar sipërfaqe të mëdha me ullishte, pyje...
Burimi:
javanews.al