Situata me zjarret në vend, situatë kritike në fshatrat e Ulzës

Situata me zjarret në vend, situatë kritike në fshatrat e Ulzës

Situata e zjarreve në veri të vendit vijon të mbetet alarmante, me flakët që kanë dalë jashtë kontrollit në disa zona të Matit dhe Dibrës. Zjarri që shpërtheu të dielën në masivin pyjor me dushqe dhe shkurre në fshatin Madhe, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat, është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe administratës vendore, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Gjatë së hënës, zjarri është përhapur edhe drejt fshatrave Madhesh, Trodhën dhe Lundre, duke përfshirë në flakë edhe sipërfaqe me pishë të zezë. Situata është bërë veçanërisht shqetësuese pranë zonave të banuara. Një fermë me lopë është rrezikuar nga flakët, ndërsa disa prej...