Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes, 6 vatra aktive, flakët përfshijnë zonën e mbrojtur në Martanesh

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes, 6 vatra aktive, flakët përfshijnë zonën e mbrojtur në Martanesh

Zjarret në vend TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë të jenë aktive. Vatrat aktive vijonë në zonën e Dajtit në Tiranë, Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë në qarkun e Dibrës, Rrilë të Lezhës. Ndërsa një vatër zjarri është regjistruar në një zonë të mbrojtur në Ballenjë të Martaneshit, ku ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse po vështirësohet nga terreni. Sipas autoriteteve, asnjë prej vatrave nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Situata më e rënduar paraqitet në Sllatinë, ku janë angazhuar 91 forca, ndërsa në Vajkal operojnë 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Njoftimi i Plotë: Sipas informacionit operacional të përditësuar më 30.08.2026, ora 14:00, në territorin...