Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Banka Botërore vlerëson se teksa Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor po përgatiten për anëtarësimin në Bashkimin Europian, një sistem pagesash më i lirë dhe më i sigurt do të kontribuonte në një zhvillim të mëtejshëm të ekonomisë. “Teksa Ballkani Perëndimor përgatitet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rajoni përballet gjithashtu me presionin e plakjes së fuqisë punëtore dhe emigracionit të vazhdueshëm. Një sistem pagesash më i lirë dhe më i shpejtë mund t’i ndihmojë bizneset të investojnë, të zgjerohen dhe të krijojnë vende pune më produktive dhe me paga më të larta. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, bankat qendrore po forcojnë qeverisjen, monitorimin e mashtrimeve në kohë reale, mbrojtjen e konsumatorëve dhe qëndrueshmërinë operacionale, ndërsa këto sisteme po vihen në funksion”, tha drejtorja për Ballkanin Perëndimor të...