Sintrak, “kohëstrehimi” i ri artistik që bashkon poezinë dhe kërcimin

Sintrak, “kohëstrehimi” i ri artistik që bashkon poezinë dhe kërcimin

Poezia dhe kërcimi bashkëkohor do të takohen në Tiranë përmes SINTRAK, Festivalit të Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore, i cili zhvillohet për herë të parë më 17, 18 dhe 19 shtator 2026. Festivali organizohet nga Qendra e Artit dhe e Librit “Zgjoi”, në bashkëpunim me Shkollën e Baletit dhe Qendrën Kombëtare të Fëmijëve, me synimin për të krijuar një hapësirë ku fjala letrare dhe trupi dialogojnë si forma të barabarta të shprehjes artistike. Me moton “Traku ku trupi takon tekstin”, Sintrak synon të ndërthurë poezinë, përkthimin letrar dhe kërcimin bashkëkohor, duke krijuar një platformë artistike ndërkombëtare dhe një përvojë kulturore që i drejtohet publikut përmes formave të ndryshme të artit. Ideatorja e festivalit, Milena Selimi, e përshkruan Sintrak-un si një hapësirë ku poezia dhe koreografia bashkëkohore...