Singapori paguan qytetarët për të lexuar: 15 minuta në ditë në këmbim të parave

Singapori paguan qytetarët për të lexuar: 15 minuta në ditë në këmbim të parave

Një nismë e re në Singapor po përpiqet t’i largojë njerëzit nga telefonat dhe rrjetet sociale duke i nxitur të lexojnë libra për të paktën 15 minuta në ditë dhe për këtë, pjesëmarrësit mund të marrin edhe shpërblime në para. Programi quhet ReadSG dhe është një fushatë pesëvjeçare e krijuar për ta kthyer leximin në një zakon të përditshëm. Pjesëmarrësit regjistrohen në një platformë dhe dokumentojnë seancat e tyre të leximit. Për çdo seancë prej të paktën 15 minutash, pjesëmarrësi merr 20 monedha virtuale. Kur grumbullon 1000 monedha, ato mund të konvertohen në 1 dollar singaporian. Meqë lejohet të regjistrohet vetëm një seancë në ditë, duhen rreth 50 ditë leximi për të arritur shumën e parë prej 1 dollari. Shuma është e vogël, por qëllimi...