Simon Gjoni,  kompozitori që i dha përjetësi lirikës shkodrane

Simon Gjoni,  kompozitori që i dha përjetësi lirikës shkodrane

Kur një emër i madh i muzikës shqiptare mbetet i lidhur pothuajse vetëm me një këngë, sado e pavdekshme të jetë ajo, kemi të bëjmë me një paradoks të kujtesës kulturore. Publiku e përqafon veprën, e bën të vetën, e këndon brez pas brezi, por shpesh harron të njohë në tërësinë e vet artistin që e krijoi. Nga Albert Vataj Simon Gjoni ishte shumë më tepër se autori i melodisë së “Eja, eja luleborë”, me vargjet e poetit Zef Pali. Ai ishte një krijues me ndjeshmëri të veçantë melodike, një dirigjent me formim të kultivuar, një interpretues i muzikës së madhe dhe një pedagog që kontribuoi në përgatitjen e brezave të rinj të muzikantëve. Veprimtaria e tij shtrihet përtej këngës që u bë simbol i...