Simbolet komuniste/ PD: Ndaloni nderimin publik të Enver Hoxhës e kriminelëve të regjimit
Këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, i ka kërkuar Bashkisë të ndalojë ekspozimin e simboleve komuniste dhe nderimin publik të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave përgjegjëse për krimet e regjimit komunist në hapësirat publike të kryeqytetit. Në një kërkesë drejtuar kryetares së Bashkisë Tiranë, Zhulali thekson se më 17 nëntor, në qendër të kryeqytetit, janë ekspozuar simbole të regjimit komunist, banera me mbishkrime lavdëruese për Enver Hoxhën dhe portrete të drejtuesve të regjimit. Sipas këshilltares demokrate, këto figura mbajnë përgjegjësi për ekzekutime, burgosje, internime dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. "Lartësimi publik i diktatorit dhe i bashkëpunëtorëve të tij fyen rëndë kujtimin e këtyre viktimave dhe dinjitetin e familjeve të tyre", thekson Zhulali në kërkesën e saj. Ajo përmend bilancin...
Burimi:
syri.net