Sidorela Vatnikaj: Bashkimi kundër korrupsionit dhe krimit është i vetmi që mund të bëjë ndryshimin në Shqipëri
Në ditën e 114-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë vijuar qëndresën e tyre duke lëshuar akuza të forta ndaj pushtetit politik. E pranishme në shesh, aktivistja Sidorela Vatnikaj theksoi se kjo lëvizje qytetare ka arritur të bëjë bashkë shqiptarët përtej çdo ndasie kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vatnikaj rikujtoi zanafillën e protestës dhe theksoi se përpjekjet e pushtetit për t’i frikësuar apo për t’i etiketuar kanë dështuar përballë besimit dhe bashkimit qytetar. “Shqiptarët janë bashkuar në këtë shesh përtej çdo ndasie. Bashkimi kundër korrupsionit dhe krimit është i vetmi që mund të bëjë ndryshimin në Shqipëri për Shqipërinë që kanë ëndërruar gjyshërit tanë dhe që punojmë ne sot. Kjo protestë nisi me shkakun e dhunës së ushtruar në Zvërnec...
Burimi:
gijotina.com