“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve dhe militantëve të PD-së: Opozita jemi ne
Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar. Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së. Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”. Nga ana tjetër, demokratja i ka bërë thirrje se kjo protestë ka nevojë dhe për opozitën.
Burimi:
ntv.al