‘Si u infiltrova brenda mafies shqiptare për të ekspozuar perandorinë e tyre gjigante të kokainës’

‘Si u infiltrova brenda mafies shqiptare për të ekspozuar perandorinë e tyre gjigante të kokainës’

Nga Chris Matthews, TELEGRAPH Teksa shijon një latte me karamel në një kafene të mbushur me njerëz në Exeter, një i ri shqiptar, trafikant droge, po zhvillon një intervistë pune. Përreth tij, klientë të pavetëdijshëm po shijojnë kafenë e tyre, pa e ditur se ai po rekruton një të panjohur për të shitur kokainë në rrugët e qytetit të tyre, të njohur për katedralen. Kandidati i është përgjigjur një njoftimi për t'iu bashkuar mafias shqiptare. Ai është rekomanduar nga një tjetër shqiptar dhe duket se e di mirë çfarë duhet të thotë dhe si duhet ta thotë. Brenda pak minutash, Leo, trafikanti, i ka ofruar një vend ku të qëndrojë, një listë çmimesh dhe një punë. Ai është aq i paduruar që rekruti i tij...