Si u dha toka në Seman për Kastriot Haskon/ Prokuroria konfirmon lajmin e ZËRI: Biznesmeni falsifikoi letrat, sekustrohen 76 pasuri
foto ilustruese FIER-Prokuroria e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin e raportuar mbrëmjen e djeshme 16 shtator nga ZËRI, ku ish-drejtori i ASHK-së, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko u arrestuan për falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Lidhur me rastin janë vendosur në pranga edhe ish-drejtori i Kadastrës, Bardh Kapaj dhe juristi Piro Çela. Në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2025, u sekuestruan mbi 76 pasuri, toka e dyshuar e tjetërsuar me një sipërfaqe totale 1143 ha, si edhe 150 mijë euro. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se biznesmeni Kastriot Haskaj ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, përmes të cilave ka arritur të regjistrojë në emrin e tij dhe të katër personave të tjerë 1143...
Burimi:
zeri.ai