Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja gjatë dimrit? Mjekja zbulon tri këshilla të thjeshta
Me uljen e temperaturave dhe afrimin e sezonit të infeksioneve respiratore, rritet edhe rreziku i prekjes nga gripi, ftohja e zakonshme dhe COVID-19. Një mjeke britanike ka ndarë tri këshilla të thjeshta që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe lehtësimin e simptomave të ftohjes. Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto masa nuk e zëvendësojnë vaksinimin, higjienën dhe masat e tjera të provuara për parandalimin e infeksioneve. Dimri është periudha kur infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes bëhen më të shpeshta. Megjithëse temperaturat e ulëta nuk shkaktojnë drejtpërdrejt gripin apo ftohjen, kushtet e sezonit të dimrit mund të favorizojnë përhapjen e viruseve. Qëndrimi më i gjatë në ambiente të mbyllura, kontakti i afërt me persona të tjerë dhe ajri i ftohtë e i thatë...
Burimi:
syri.net