Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët
Përgjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra miliona rusë kanë qenë të detyruar të instalojë një aplikacion të ri në telefonat e tyre – të dizajnuar për mesazhe dhe pagesa – të quajtur “Max”. Autoritetet e kanë proklamuar këtë aplikacion si alternativë patriotike për “Telegramin” dhe “Whatsappin”. Ai është promovuar me video e reklama gjithandej. Gjatë verës, u bë aplikacioni më i përdorur në shtet. Ai është produkt i kompanisë “VKontakte”, kompani ruse e rrjeteve sociale, që është thellë e lidhur me shtetin. Madje është raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka përqindje indirekte në “Max”. “Max” kombinon ekosistem të shërbimeve në një platformë të vetme. Aty ka një numër “miniaplikacionesh” që përdoren për të lehtësuar jetën e përditshme në Rusi – përfshirë aplikacione bankare, aplikacione...
Burimi:
javanews.al