Si përzgjidhet fituesi i Nobelit në Letërsi? Procesi që kulmon sot në Stokholm
Sot, më 8 tetor, rreth orës 13:00, vëmendja e botës letrare do të përqendrohet në Stokholm, ku sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Ingrid Carlberg, do të njoftojë fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026. Njoftimi shënon fundin e një procesi të gjatë përzgjedhjeje, i cili zyrtarisht nis rreth një vit më herët. Akademia Suedeze, institucioni përgjegjës për dhënien e çmimit, përbëhet nga 18 anëtarë, mes tyre shkrimtarë, profesorë dhe intelektualë. Në shtatorin e vitit paraprak, Komiteti Nobel i Akademisë u dërgon formularë propozimi qindra individëve dhe organizatave që kanë të drejtë të propozojnë kandidatë për Nobelin në Letërsi. Në këtë grup përfshihen profesorë të letërsisë dhe gjuhësisë në universitete e institucione të arsimit të lartë, fitues të mëparshëm të Nobelit në Letërsi,...
Burimi:
kultplus.com